€6.00
A ekziston dikush në këtë botë pa ëndrra?
E pamundur.
Por çfarë i dallon disa njerëz që arrijnë ëndrrat e tyre nga ata që nuk i arrijnë?
Pikërisht këtë dallim e gjen në këtë libër. Gjithashtu, kupton se edhe ti mund t’ia dalësh të arrish ëndrrën tënde, por duhet të ndjekësh atë ëndërr që, edhe nëse prish gjumin për të, nuk hidhërohesh; ëndrrën që, edhe pagjumësia nuk të ndal të punosh; ëndrrën që ti e bën me pasion dhe dëshirë. Të mbetet vetëm ta pranosh se edhe ti IA DEL TË JESH ËNDRRA JOTE.
Alma, pasi u nda nga familja e saj, hipi në autobus drejt sfidës që e priste jashtë kufijve të vendit të saj.
A do të mundet Alma t’ja dalë vetëm kësaj sfide?
Po fëmijët, a e ndjejnë mungesën, largësinë e nënës së tyre?
Këto dhe shumë detaje të tjera i gjeni në librin: “Unë jam ëndrra ime”.