❓ Nëse jo, çfarë pret atëherë që nuk kujdesesh për burime të tjera të ardhurash?
⏳ Apo pret sa të dalësh në pension dhe të marrësh atë pensionin që mund të të japë shteti?
🤔 Kush mendon se do të mendojë për ty, kur ti nuk mendon për veten tënde?
🚫 Nuk jetohet vetëm me pension dhe nuk mund të bëhesh ngarkesë për familjen.
Kujdesu për të ardhmen tënde dhe ndriço jo vetëm jetën tënde, por edhe të personave të tjerë që janë në kontakt me ty.
E vetme merr rrugën drejt Gjermanisë për të vazhduar studimet Master dhe Doktorature në Shkencat Shëndetësore dhe Infermierore.
Kur u përball me vështirësitë ekonomike dhe gjuhën, kishte vetëm dëshirën për një jetë më të mirë në atdhe.
Momenti kur bashkëshorti i thotë që nuk ka kthim mbrapa e bën të kuptonte që kjo ishte një provë e madhe që i kishte vënë jeta përpara.
Pas shumë sfidash dhe sakrificash kthehet e diplomuar në Shqipëri.
Edhe pse kishte arritur sukses në karrierë, e ndjente si mision të saj që njohuritë e fituara t’i ndante me kolegët e saj dhe t’u tregonte edhe atyre rrugën e suksesit.
Filloi të bënte kurse online dhe seminare live, të ishte pjesë me konferenca e seminare në Shqipëri e jashtë saj, të jepte intervista në TV e Radio.
Talenti i saj u përhap shumë shpejt te stafi dhe kolegët shëndetësor.
Nuk ishin Titujt Akademik ata që e plotësonin Dr. Alida Ramaj, por rezultatet qe shikonte tek koleget e saj qe beheshin pjese e kurseve dhe seminareve te platformes Nursing Gate – platforma e Infermierëve Diamant.
Qëllimi i Dr. Alida Ramaj është që çdo Infermier të shndërrohet në një Diamant.
Sot ajo është Sipërmarrëse dhe Themeluese e Firmës Nursing Gate Holding GmbH dhe Infermieri Diamant GmbH me seli në Zvicër.
Autore e dy librave: “Unë jam ëndrra ime” dhe “Macja me emrin Paraja”.